Mogerini në takim me Vuçiq më pas me Mustafën

Sapo ka nisur takimi mes përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini dhe delegacionit serb i prirë nga kryeministri Aleksandër Vuçiq.

Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën, zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.

Sipas saj, pas takimit bilateral me palën serbe, kryediplomatja evropiane Mogherini në po të njëjtën formë do ta pres edhe kryeministrin kosovar, Isa Mustafa.

Pasi të përfundojë takimin me këtë fundit, të trija palët, Kosova, BE-ja dhe Serbia do të nisin bisedimet e përbashkëta në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ku do të flitet për katër temat, Telekomi, Asociacioni i Komunave, Energjetika dhe “Parku i Paqes”.

Lajme të ngjashme

Back to top button