Këshilli i BE-së pritet t’i miratojë konkluzionet për Maqedoninë

Këshilli i Bashkimit Evropian sot pritet t’i miratojë konkluzionet për Maqedoninë.

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, dje pas një ore e gjysmë diskutim për krizën politike në Republikën e Maqedonisë, vendosën për sot ta lënë miratimin zyrtar të konkluzioneve për vendin tonë.

Konkluzionet në Samitin e Këshillit Evropian të enjten dhe të premten do të miratohen nga ana e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të BE-së.

Këshilli për punë të përgjithshme sot pritet për Maqedoninë të miratojë konkluzione sipas të cilave në prill të këtij viti, Këshilli veçmë shfaqi “shqetësim serioz lidhur me përkeqësimin e situatës në vend, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës, të drejtat themelore dhe lirinë e mediave”.

Pritet, të thirren të gjitha palët të marrin përgjegjësi dhe masa urgjente të drejtuara drejt zgjidhjes së qëndrueshme të sigurisë dhe në mënyrë konstruktive të përfshihen që ta ristartojnë dialogun politik dhe ta kthejnë besimin në institucionet.

Lajme të ngjashme

Back to top button