Nesër shpallen rezultatet nga regjistrimi i nxënësve në shkolla të mesme

Sot ka vazhduar regjistrimi i parë në afatin e qershorit për regjistrim të nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2015/2016. Rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të shpallen më 24 qershor.

Sipas konkursit të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës e shpalli në fund të muajit mars, regjistrimi i dytë në afatin e qershorit është 29 dhe 30 qershor, ndërsa rezultatet e regjistrimit do të shpallen më 1 korrik.

Në Konkurs të shpallur në ueb faqen e MASH, www.mon.gov.mk, janë cituar vendet e lira për gjimnazin, arsimi profesional dhe i artit në shkollat e mesme të qytetit të Shkupit dhe në të gjitha komunat në shtet, kushtet e regjistrimit dhe kriteret e zgjedhjes së kandidatëve, dokumantacioni i nevojshëm dhe afatet e konkurseve.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të jetë më 24 gusht, ndërsa rezultatet dhe vendet e lira do të shpallen ditën e nesërme.
Shkollat të cilat në të dy afatet e regjistrimit nuk i kanë plotësuar vendet e nxënësve të konfirmuara për regjistrim, do të vazhdojnë të regjistrojnë nxënës deri më 27 gusht të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button