fbpx

McInnes: Më së paku e dëshiruam Shkëndijën

Trajneri i skuadrës së Aberdeen, Derek McInnes pas tërheqjes së shortit, ka deklaruar se Shkëndija ka qenë skuadra më e padëshiruar për përfaqësuesit skocez si kundërshtar në Europa Ligë.

“Duke mos i nënvlerësuar skuadrat tjera, mendoj se e kemi fituar ekipin më të vështirë nga të gjitha skuadrat tjera që kishin mundësi të jenë si kundërshtar i yni. Kishim disa shorte mjaft të vështira, njëjtë po ndodh edhe këtë vit. Të jem i sinqertë , nuk dimë shumë për Shkëndijën, por pas tërheqjes së shortit morëm informacionet bazë. Ata janë një skuadër solide, luajnë futboll të mirë dhe janë një kolektiv që vite me radhë luajnë në garat evropiane. “Skeleti” i skuadrës është i formuar nga futbollistë nga Maqedonia, por gjithashtu ata në ekip kanë edhe brazilian dhe disa futbollistë të tjerë të huaj. Kam shikuar disa video të ndeshjeve të tyre dhe përshtypja e parë është se ata janë ekip që dëshirojnë të jenë sfidues”, ka deklaruar McInnes duke shtuar:

“Në ditët në vazhdim do të mësojmë gjithçka për ta dhe stilin e lojës së tyre. E dimë se nuk do ta kemi të lehtë, shkaku se nuk luhet futboll i njëjtë në Ishull dhe në vende të ndryshme të Evropës. Gjithashtu ata kanë një përparësi se kanë filluar shumë më herët se ne me fazën përgatitore, si dhe kanë luajtur disa ndeshje kontrolluese, ndërsa ne ndeshjen e parë kontrolluese e luajtëm ditë më parë mes nesh edhe atë me dyer të mbyllura. I kemi edhe ndeshjet e tyre nga sezoni i kaluar, do ti analizojmë mirë dhe do të mundohemi që të arrijmë cakun tonë, e ajo është fitore dhe kualifikimin në fazën e radhës”, ka përfunduar strategu i Aberdeenit. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button