Brenda 24 orëve kanë ndodhur 8 aksidente në Shkup

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej tetë aksidenteve rrugore.

Prej tyre gjashtë janë me pasojë dëme materiale dhe dy janë me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë një shoferë i automjetit të udhëtarëve, dhe një çiklist.

Gjatë ditës së djeshme nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 26 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin. Prej tyre 13 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vend të banuar, 13 shoferë në mënyrë jo të rregullt janë rirreshtuar para udhëkryqit, gjegjësisht nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë përdorur celularin gjatë drejtimit me automjetin, si dhe gjashtë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorë në vendkalimet e shënuara për këmbësorë përkatësisht nuk i kanë respektuar shenjat e ndritshme të komunikacionit të udhëkryqe. Janë sanksionuar ehde tetë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë. Prej tyre katër personave krahas ftesës për pagesë të gjobës u është dhënë edhe ftesë për udhëzime të trafikut.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” dje nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 69 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot në kuadër të projektit “Kulturë komunikacioni për fëmijët në institucionet parashkollore” do të mbajë punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve “Koço Racin”, objektin “Naum Naumovski Borçe”, i cili gjendet në rajonin e komunës së Qendrës.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme me ç’rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button