Tetor ose janar ndodh tërheqja e Gruevskit?

Zgjedhjet do të jenë të parakohshme dhe në prill të vitit 2016. Ngel vetëm të arrihet marrëveshje kur dhe me çfarë arsyetimi kryeministri Gruevski do të tërhiqet gjegjësisht emri dhe qeveri si dhe “dalja” e Gruevskit.

A do të jetë nga në shtator- tetor apo janar- shkurt? Sa do të zgjat “periudha e tranzicionit” siç e quajti euro- komisari Johanes Han.

“Gruevski gënjehet nëse mendon se LSDM do të lejoj që ai të udhëheq qeverinë e cila do të organizoj zgjedhje në R. e Maqedonisë, përfshirë ato që  u morën vesh për marrëveshjen e 2 qershorit gjegjësisht që pritet të mbahen në prill të vitit 2016-të, deklaroi dje Petre Shilegov.

“Në prill të vitit 2016, populli përmes mbështetjes më të fuqishme deri më tani që do t’ia jep VMRO DPMNE-së do ju tregoj këtyre që nuk bëjnë kurrfarë pune dhe këtyre manipuluesve…tha kryeministri Gruevski.

Që prej kohës së bisedimeve 12 orësh në Bruksel, dolën spekulime se në tavolinë është propozim- ndryshimi i kodit zgjedhor, tre deri gjashtë muaj para zgjedhjeve kryetari i partisë politike të mos mund ta kryej postin e kryetarit të Qeverisë.

Kjo i vuri në lëvizje frymët politike se periudha kohore e tërheqjes me kusht nga posti i kryeministrit, do të diskutohet në mënyrë shtesë dhe se pushtetit i nevojiten tre ndërsa opozitës gjashtë muaj.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën e djeshme për “Revolucioner” theksoi se Nikolla Gruevski duhet të tërhiqet të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve.

“Në të kundërtën çdo gjë bie dhe ne do të vazhdojmë me veprimin e përforcuar jashtë- institucional deri në realizimin e cakut përfundimtar, kthimin e lirisë dhe demokracisë në vend”, tha Zaev.

Ndërsa “Dnevnik” shkruan se zgjedhjet do t’i organizoj kjo qeveri dhe asnjë tjetër.

Në favor të kësaj teze, e publikon deklaratën e kryeministrit që e dha në suazat e 25 vjetorit të VMRO DPMNE-së.

“Por, në vend të kësaj ata do ta shkatërrojnë vetveten. Duke dëshiruar që në të na përgatisin kurth, dhe duke shkelur mbi popullin maqedonas dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke nënçmuar intelegjencën dhe kapacitetin, u futën në një lloj të fëlliqur, ku vet u futën në kurth, në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku VMRO-DPMNE kërkon fitore të re, dhe pas së cilës Maqedonia do të ecë para” “Qëllimi jonë është ndërtimi i shoqërisë me raporte të mira ndëretnike ku gjithë qyteatrët kanë shanse të barabarta dhe mundësi. Qëllimi jonë është shoqëri e bazuar në dije e kreativitet. “Edhe pse të unifikuar si asnjëherë më parë, partia jonë po përballet me sulme nga jashtë. Në pamundësi për të na fituar në beteja normale politike, dhe në mënyrë demokratike, kundërshtari ynë duke bashkëpunuar me forca të errta, po tenton që në mënyrë më brutale të na rrënojë partinë tonë dhe të dëmtojnë shtetin. Por në vend të kësaj ata do të rrënojnë veten”- tha Gruevski.

Megjithatë Gruevski, qëllimisht apo jo, në fjalimin e tij të gjatë asnjëherë nuk përmendi cila qeveri do t’i organizoj zgjedhjet apo do të përputhet në shprehjen “periudhë tranzicioni”.

Në ndërkohë, eksperti belg Peter Vanhoute që ishte ndërmjetës gjatë marrëveshjes për ngjarjet e 24 dhjetorit në vitin 2012, këto ditë do të mbaj takim me krerët e partive me qëllim që të tejkalohen dallimet deri në takimin e 29 qershorit. Sipas marrëveshjes së 2 qershorit, deri në fund të korrikut pritet të kontrollohet dhe modifikohet përbërja e KSZH-së ndërsa deri në fund të shtatorit t’i jepen autorizime më të mëdha që të siguroj zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Lajme të ngjashme

Back to top button