Mot me diell dhe më i ngrohtë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, në male me vranësira të vogla. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor dhe perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri 16 gradë, ndërsa e ditës prej 23 deri 31 gradë. UV­indeksi do të paraqesë 8.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë, me erë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 12 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 28 gradë. Të mërkurën pasdite vranësirat do të rriten.

Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë vranësira jostabile të shoqëruara me reshje lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, e më pas do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe pak më i freskët me reshje lokale të shiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button