Ja pse Apple është fiksuar me të artën

Më në fund është zbuluar se pse Apple është fiksuar me të artën. Shumë prej produkteve të kësaj kompanie, përfshirë iPhone, iPad apo MacBook vitet e fundit, janë prodhuar me këtë ngjyrë.

Sipas njërit prej zyrtarëve të Apple, Tim Cook kompania është kujdesur që t’i përshtatet shijeve të klientëve të tregut kinez. Ngjyra ari është e preferuara e aziatikëve, të cilët e lidhin këtë ngjyrë me luksin.

Të dhënat e muajit prill treguan se tregu kinez, ku përfshihet Kina, Tajvani dhe Hong-Kongu, kanë kaluar Europën, duke u bërë tregu i dytë më i madh i kësaj kompanie, menjëherë pas Amerikës.

Ndërkohë, Apple ka paralajmëruar se synimet e kompanisë janë që brenda vitit 2016 të dyfishojë praninë e saj me pikat e autorizuara në këtë treg, nga 15 aktualisht, në 40 të tilla.

Fillimisht, Apple testoi ngjyrën ari me iPhone 5S në vitin 2013. U pasuan iPhone 6 dhe 6 Plus ari, dhe u ndoqën nga iPad Air 2 dhe iPad mini 3 po me këtë ngjyrë, ndërsa edhe e famshmja MacBook e arit.

Përpos këtyre produkteve, Apple gjithashtu ka në shitje “orën e mençur” me 18-karat ari. Sipas njoftimeve të para, iPhone i ardhshëm nuk pritet të largohet nga kjo ngjyrë, pavarësisht se mund të jetë më e hapur./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button