5 smartfonët më të mirë me ekran 1080p

Full HD dhe 1080p janë dy terma që i referohen të njëjtës gjë, dhe ajo është, sigurisht, rezolucioni i ekranit prej 1920×1080 pikselë.
Smartfoni i parë i cili posedon ekranin me rezolucion 1080p është HTC J Butterfly, smartfon i cili është i dedikuar vetëm për tregun japonez dhe i cili është lansuar në tetor të vitit 2012. Megjithatë, pas disa muaj më vonë është paraqitur edhe në tregun e Shteteve të Bashkuara.
Kur filluan të shfaqen smartfonët me ekran me rezolucion prej 1080 pikselë, është përfolur shumë se rezolucion i tillë do të “vriste” smartfonët, transmeton Koha.net. Sot, rezolucion i tillë llogaritet si normal dhe gradualisht po kalon në 4K.
Në vijim po ju paraqesim listën e 5 smartfonëve më të mirë të cilët kanë ekran me rezolucion prej 1080 pikselë:
Apple iPhone 6 Plus,
OnePlus One,
Sony Xperia Z3+,
HTC One M9,
Alcatel One Touch Idol 3.