Gruaja e liderit izraelit, ofendon Obamën përmes një ‘shakaje’ raciste

Gruaja e ministrit të kabinetit qeveritar të Izraelit, së fundmi ka bërë një postim në Tweeter, duke bërë ‘shaka’ raciste me presidentin Barack Obama, transmeton zeri.info.

“A e dini se si duket kafja e Obamës? E zezë dhe e dobët,” ka shkruar, Judy Shalom Nir-Mozes, bashkëshortja e Silvan Shalom, ministër i Brendshëm i Izraelit dhe Zëvendëskryeministër.

Pasi mori kritika të shumta, ajo e fshin postimin dhe kërkon falje; “Kërkoj falje, dikush më tha se ishte një shaka jo e mirë”.

Por pas këtij postimi ajo e bën edhe një tjetër; “President Obama nuk do duhej të shkruaja një shaka të tillë të pavend. Unë i dua njerëzit pavarësisht racës së tyre apo religjionit”.

Postimi i dytë përcjellet edhe me një tjetër.

“Më falni nëse kam ofenduar dikë. Shpresoj se do të mbes e martuar, pasi që burri im e kupton se çfarë kam bërë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button