Nga vala e të nxehtit që goditi Pakistanin, humbën jetën 140 njerëz

Rreth 140 njerëz vdiqën nga vala e papritur e të nxehtit që përfshiu në fundjavë qytetin pakistanez Karaçi dhe zonës përreth në provincën e Sindh.

Shumica e viktimave janë meshkuj mbi 50 vjeç, por vala e të nxehtit ka marrë jetën edhe të 6 grave dhe pesë fëmijëve.

Sipas të dhënave të mediave lokale, numri i të vdekurve është 136. Ndërsa sipas kanalit televiziv pakistanez Geo TV, nga i nxehti humbën jetën 140 persona, transmeton TetovaSot.

Rreth 130 të vdekjeve janë regjistruar të shtunën në Karaçi, ku temperaturat arritën 45 gradë Celsius, më e larta në këtë vit. I nxheti ka marrë shumë jetë dhe ende jeton në pjesën tjetër të krahinës së Sindh, ku temperaturat kanë arritur në 48 gradë.

Shefi i Qendrës Mjekësore shtetërore, u tha gazetarëve se më shumë se 100 njerëz vdiqën në spital nga goditja e valës së të nxehtit.

Lajme të ngjashme

Back to top button