Boshnjaku me shtetësi austriake vret tre njerëz

Së paku tre persona kanë vdekur dhe 34 janë lënduar kur një mashkull i paidentifikuar me veturën e tij ka hyrë në një grup të njerëzve në Grac të Austrisë.
Shoferi pas aksidentit ka dalë nga vetura, ka hyrë në mesin e njerëzve duke i sulmuar me thikë.

Mediat lokale njoftojnë se shoferi është arrestuar, ndërkaq Policia ka bllokuar tërë lagjen ku ka ndodhur aksidenti.

Gazeta “Kronen Zeitung” tha se bëhet fjalë për një austriak 26 -vjeçar me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili gjatë arrestimit dukej shumë konfuz.

Lajme të ngjashme

Back to top button