Gjermania liron gazetarin e rrjetit Al-Jazeera

Autoritetet e Gjermanisë e kanë liruar gazetarin, Ahmet Manosur, të rrjetit Al-Jazeera, ka njoftuar sot një zëdhënës i Zyrës së prokurorisë në Berlin.

Gazetari Manosur ishte arrerstuar para dy ditësh sipas një fletarresti të Egjiptit.

Avokati i gazetarit tha se nuk ka çështje të tjera juridike në pritje kundër klientit të tij në Gjermani.

Rrjeti televiziv gjitharab, Al-Jazeera, me seli në Doha të Katarit, u kishte bërë thirrje autoriteteve gjermane për lirimin e menjëhershëm të gazetarit, duke theksuar se “vendet nuk duhet ta lejojnë vetëveten të bëhen vegla të persekutimit të mediave” nga ana e Egjiptit.

Ministria e jashtme e Gjermanisë tha se askush nuk do të ekstradohet nga Gjermania, nëse ballafaqohet me dënim me vdekje.

Një gjykatë në Kajro të Egjiptit e ka dënuar në mungesë gazetarin, Ahmet Manosur, me 15 vjet burg, për shkak të dyshimeve se e ka torturuar një avokat të paemëruar në vitin 2011. Këtë aktuzë e ka hedhur poshtë gazetari Manosur dhe kompania, Al-Jazeera.

Autoritetet e Egjiptit e kanë akuzuar rrjetin Al-Jazeera, se është zë i Vëllazërisë Myslimane, e cila është e ndaluar në Egjipt.s liron gazetarin e rrjetit Al-Jazeera.

Lajme të ngjashme

Back to top button