Policia Kineze torturon besimtarët mysliman

Në ditën e parë të Muajit të Ramazanit, mediat botërore raportuan se Kina edhe këtë vit e ka ndaluar Ramazanin në pjesën e largët perëndimore të Xinjiang, për anëtarët myslimanë të partisë, shërbyesit civilë, studentët dhe mësuesit.

Po sipas medieve botërore, myslimanët e kësaj pjese që njihen si pakica ujgure, janë urdhëruar nga autoritetet e vendit që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të mos agjërojnë, transmeton Telegrafi.

Dhe së fundmi, në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e cila dëshmon një gjë të tillë. Aty, së paku sipas përshkrimit, shihen policët kinezë duke detyruar qytetarët që të pinë ujë gjatë Muajit të Ramazanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button