Kumanova – streha dhe foleja e emigrantëve sirianë

Xhamia e Kumanovës është shndërruar për çdo ditë në një qendër të grumbullimit të mijëra emigrantëve nga Lindja e Mesme.

Oborri dhe ambientet e brendshme të xhamisë janë të stërmbushura me emigrantë, të cilët janë nën përkujdesjen e vullnetarëve human të organizatave humanitare, por edhe të qytetarëve që vullnetarisht janë në dispozicion për të ndihmuar emigrantët.

Rrëfimet e tyre janë trishtuese duke shpëtuar nga vdekja. Rrugëtimet prej mijëra kilometrave në këmbë, vdekja e familjarëve nëpër male e rrugë, trishtimi i fëmijëve, uria dhe mbijetesa pa bukë e ujë për më shumë tre ditë janë disa nga dëshmitë që rrëfejnë emigrantët për albinfo.ch, të cilët shpjegojnë udhëtimin e tyre nga Siria e Afganistani, për të shpëtuar jetën e tyre.

Emigrant sirianë 3

Emigrantët thonë se xhamia e Kumanovës është një vend i shenjtë për ta dhe një qendër që ata gjejnë shpëtimin dhe mikpritjen. Ata theksojnë se do ti ngelen borxh përgjithmonë qytetarëve të Kumanovës të cilët po ndihmojnë në çdo çast dhe po ofrojnë shërbime mjekësore, humanitare dhe çdo gjë tjetër që është e nevojshme.

Mohammad al – Mousa, një sirian në moshë thekson se është i habitur për solidaritetin e treguar nga qytetarët e Kumanovës.

Emigrant sirianë 2

Qemaledin Saiti, anëtar i këshillit të xhamisë së Kumanovës thotë se në ditë mbërrijnë nga 200 deri 500 emigrantë. “Është një numër shumë i madh dhe kemi frikë se do të shtohet edhe shumë në ditët në vijim. Po vijnë nga 200 e deri në 500. Të gjithë këtu po strehohen dhe po mundohemi t`i shërbejmë me gjithë ato mundësi që kemi. Por faleminderojmë edhe gjithë ata që po na mbështesin”, thekson Qemaledini.

Emigrant sirianë 1

Mësuesja Emine Kurtishi është një humaniste e dalluar e cila jeton përballë xhamisë së qytetit shpjegon se me vajzën e saj që në ditët e dimrit ka dhënë gjithçka për emigrantët. “Që në dimër kemi parë emigrantë që strehoheshin në xhami. Ne jemi tmerruar kur kemi parë fëmijë të ngrirë nga i ftohti, gra që kërkon ndihmë dhe që ishin të rraskapitura. Me vajzën time kemi nisur që ti përgatisim supa dhe qumësht të ngrohtë./koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button