AAK: Qeveria t’i publikojë sa më parë listat e veteranëve të luftës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës finalizimin dhe publikimin e menjëhershëm të listave përfundimtare të veteranëve të luftës.

“Ky proces edhe ashtu është stërgjatur, tërësisht pa nevojë, dhe çdo vonesë është e pakuptueshme dhe e patolerueshme. E konsiderojmë të rëndësishme të potencojmë se Komisioni për Ankesa të ketë kryer punën si duhet dhe në lista duhet të jenë të përfshirë të gjithë ata që ishin pjesë e luftës, pa asnjë diskriminim”, thuhet në reagimin e AAK-së. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button