Qentë e Policisë së Kosovës do t’i “hanë” 75 mijë euro (Dokument)

Institucioni më i lartë i sigurisë në vend, tashmë ka kryer procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë që do të bëjë furnizim me ushqim për qentë zyrtarë.

Zyra e prokurimit në Policinë e Kosovës ka rekomanduar për kontratë kompaninë “Oni Design” për furnizim me ushqim me ushqim për qentë zyrtarë, raporton ORAinfo.

Vlera e kontratës është paraparë të jetë 75 mijë e 48 euro.

Në këtë aktivitet të prokurimit kanë aplikuar katër kompani, ndërkaq oferta më e shtrenjtë në vlerë prej 124 mijë e 48 euro.

Në përshkrimin e lëndës së kontratës thuhet se “blerja e ushqimit për qentë zyrtarë sipas sasisë e cila është e cekur ne dosjen e tenderit, kemi te bëjmë me furnizim me tri lloje të ndryshme të ushqimit për qene, totali i të gjithë artikujve parashihet të jetë rreth 34240 kg”. /ORAinfo/

Qentë e Policisë së Kosovës
Qentë e Policisë së Kosovës

Lajme të ngjashme

Back to top button