Shekerinska do të takojë përfaqësues të lartë të BE-së në Bruksel

Zëvendës kryetarja e partisë opozitarë maqedonase LSDM-së, Radmila Shekerinska, sot gjendet në Bruksel ku përskaj takimeve në Partinë e socialistëve evropian, do të ketë takime gjithashtu edhe me përfaqësues të lartë të BE-së.

Në takime, ashtu si theksohet në njoftim, Shekerinska do t`i përmend qëndrimet parimore të LSDM-së me të cilat po qaset partia në bisedime, duke kërkuar mënyra për zgjidhjen e krizës së thellë politike dhe shtetërore në Maqedoni.

“Shekerinska do të theksoj se krijimi i kushteve minimale për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në këtë periudhë kalimtare deri në prill të vitit të ardhshëm, nënkupton lirim të institucioneve nga kontrolli partiak i imponuar nga Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij. Për të ndodh kjo gjë, është e nevojshme dorëheqja e Nikolla Gruevskit, gjashtë muaj para zgjedhjeve”, informuan nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button