Ukraina i paguan këstin e borxhit prej 75 milionë dollarësh Rusisë

Ukraina nga borxhi eurobond prej 3 miliardë dollarësh i paguan Rusisë 75 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Departamentit të Borxhit Shtetëror dhe të Pasurive Financiare Shtetërore të ministrisë ruse të Financave, Konstantin Vıshkovskiy në një deklaratë në lidhje me çështjen njoftoi se Ukraina ka shlyer 75 milionë dollarë të borxhit 3 miliardë dollarësh eurobond, borxh të cilin është marrë në vitin 2013 me qëllim mbështetjen e ekonomisë së Ukrainës.

Në vitin 2013 Presidenti rus, Vladimir Putin kishte njoftuar se do të kryheshin blerjet e bonove prej 15 miliardë dollarësh me qëllim mbështetjen ndaj Ukrainës dhe me 23 dhjetor Rusia i kreu një shitje 3 miliardë dollarësh eurobond ndaj Ukrainës.

Pas fillimit të “ngjarjeve të sheshit” në vitin 2014 në Ukrainë dhe pas ndryshimit të situatës Rusia pati ndaluar blerjen e bonove.

Më parë pala ukrainase kishte njoftuar se nuk do të mund të paguajë borxhin, ndërsa pala Ruse kishte thekuar se kjo vinte në kuptimin e falimentimit të Ukrainës.

Sipas kushteve të caktuara për dhënien e kredisë, Ukrainë duhet të shlyejë tërësisht borxhin prej 3 miliardë dollarësh deri në fund të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button