fbpx

Zaev në takim me Belelin: Gruevskit të largohet 6 muaj përpara zgjedhjeve

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Masimo Beleli, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e arritjes së marrëveshjes me 29 qershor dhe për mënyrën e përfundimit të krizës politike në Maqedoni.

Ashtu si informuan nga partia, Zaev e ka përcjell përkushtimin e tij dhe të LSDM-së për bisedime në nivele parimore, që do të sjellin deri te zgjidhjet të cilët duhet të janë garanci për implementimin e vullnetit të lirë të qytetarëve.
“Jemi të përgatitur për të gjetur zgjidhje. Për arritjen e atij qëllimi është me rëndësi që të sigurohen mekanizmat cilësor për ri organizimin sistematik, që do të pengonte keqpërdorimet e mëtutjeshme dhe organizimin e qeverisë në të cilën nuk do të përfshiheshin krijuesit e krizës, kryeministri Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij”, ka thënë Zaev.
Zoran Zaev, pas takimit me ambasadorin italian Ernesto Beleli, ka theksuar edhe njëherë nevojën e largimit të Gruevskit 6 muaj përpara zgjedhjeve dhe krijimin e një mekanizmi për kontrollin e institucioneve të sistemit.

“Zaev e sqaroi nevojën për tërheqjen e Gruevskit 6 muaj përpara zgjedhjeve, bashkë me nevojën që qytetarët të kenë besim në procesin zgjedhor, pa shantazhe, kërcënime, blerje të votave, shfrytëzimin e resurseve institucionale dhe kadrovike nga pozita e fuqisë politike, në qëllime të grupit të ngushtë në pushtet”, thuhet në komunikatën e LSDM-së pas takimit me Belelin.

Lajme të ngjashme

Back to top button