Maqedonia vazhdon ta humbë tregun e Kosovës

Maqedonia po vazhdon të humbë tregun e Kosovës. Nga 365 milionë euro sa ka qenë vlera e mallrave të Maqedonisë që kanë ardhur në Kosovë në vitin 2011, kanë rënë në vetëm 139 milionë në vitin 2014,shkruan Koha Ditore.

Ndërkohë, Kosova blen dy herë më pak mallra nga Shqipëria krahasuar me Serbinë. Nga Shqipëria janë blerë mallra prej 133 milionë euro. Megjithatë, shuma është rritur për 23 milionë krahasuar me vitin 2013.

Gazeta shkruan se Kosova ka rritur importin e mallrave nga Turqia. Nga 204 milionë euro sa ka qenë më 2013, shuma ka arritur 238 milionë euro një vit pas.

Lajme të ngjashme

Back to top button