Momenti shokues i shpërthimit të bombës në parlament (VIDEO)

Talibanët koordinuan një sulm të armastosur mbi parlamentin afgan në Kabul. Ata shpërthyen një bombë të fuqishme në një makinë jashtë parlamentit, ndërsa më vonë tentuan të hyjnë brenda.

Atje u përballën me policinë, të cilët i vranë të gjashtë talibanët e armatosur.

Policia evakuoi ligjvënësit.

Beteja zgjati rreth dy orë. 18 persona u plagosën, por asnjë deputet nuk u lëndua.

Talibanët thanë se e kryen sulmin pikërisht në ditën kur do votohej për ministrin e ri të Mbrojtjes.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button