Një protestë ndryshe para qeverisë në Shkup

Koalicioni Qytetarët për Maqedoninë ka paralajmëruar se do të shtojë aktivitetet për të kundërshtuar regjimin e VMRO-BDI.

Ka pasur protesta, është ngritur Kampi i Lirisë, por duket se protestuesit do të gjejnë metoda tjera kreative për të tejkaluar “monotoninë e të protestuarit”.

Koalicioni i ka ftuar qytetarët që të mërkurën, më 24 qershor, të vijnë për të protestuar para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, por kësaj radhe të marrin me vete tenxhere, pjata, lugë e objekte tjera metalike.

Qëllimi është që të protestojë duke u rënë objekteve metalike, për të krijuar një “zhurmë” që kërkon ikjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button