Një fjalim që ti zbardh flokët dhe krejt qimet e trupit!

Fjalimin që mbajti dje kryeministri në ikje, para simpatizantëve me rastin e inaugurimit të godinës së partisë së tij, ishte stereotipe dhe fjalamani boshe.

Nikolla Gruevski ,gati një dekadë e në veçanti këta tetë muajt e fundit po ripërtërit fjalimin ,thuaja në çdo vend ku ka simpatizantë e militant përpara tij.

Ajo që ky njeri tenton të mbajë gjallë është shpresa tek simpatizantët se kjo parti do të fitojë edhe në zgjedhjet e parakohshme.

Pa reshtur po përsëritë se gjoja VMRO-Dpmne këta pesë a gjashtë muajt e fundit i ka patur goditjet më të rënda por ka mbijetuar dhe se gjoja të tjerët u mposhtën, Së pari na thoshte se goditjet i vinë nga shërbimet e huaja në bashkëpunim me të vendit. Mirëpo kurë nuk tregoi se kush janë ata shërbime të huaja.
Dje, këtë retorikë e konvertoi në ate se goditjet i vinë nga forca të errëta, por kur nuk tregoi kush janë ata forca.

Mashtrimet, tentimet për topitje të trurit të qytetareve, madje po të analizojmë fjalimet gjatë një dekade, ata janë prononcime që ripërsëriten në çdo hap të manifestiminit të tyre, dhe që shkaktojnë mërzitje të mendjes së qytetarit bile sipas teorive politike dhe mjekësore është vërtetuar se kur lidershipet të bëjnë një dhunim psiqik me fjalamani të tilla ata të shkaktojnë jo vetëm zbardhjen e flokëve ,por edhe krejt qimeve të trupit kudo që gjenden ato.

Pa mëdyshje se ky premierë do të ikë nga pushteti, dhe se qëllimin e fundit e ka që në këto zgjedhje të parakohshme të vishet me petkun e imunitetit ai dhe bashkëpunëtoret e tij të inkriminuar në shpërdorime marramendëse me pushtetin dhe parat publike gati një dekadë.

Mirëpo, edhe pse kandidimin e tyre në listat zgjedhore ,ligji aktual nuk ia ndalon askujt deri në shqiptimin e aktgjykimit të plotfuqishëm për vepër penale , por kjo që ata do të synojnë imunitetin fare nuk do të thotë se ata nuk do të mundë të sillen para drejtësisë, për veprat për të cilat organi do të pandeh se ata i kanë kryer.

Zatën, kjo sipas raportit special të KE, do të duhet të precizohet dhe procedohet nga ana e qeverisë në tranzicion për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që tangojnë mundësinë e fshehjes pas imunitetit për krimin eventual të shkaktuar.

Për mua si qytetarë, fare nuk më preokupon ajo se a do të fitoj Nikolla Gruevski me kupollën e tij edhe në zgjedhjet e parakohshme, sepse mua nuk më bënë përshtypje kjo gjë e as mundem ta ndalojë.

Por ndaj mendimin se fitorja eventuale e kësaj dinastie do të jetë tragjike për këtë vend.

Mua më preokupon se kush do të bekohet me votën e lirë nga shqiptarët. Por më së shumti do të jem i preokupuar kush fitoi dhe si fitoi dhe pas fitores eventuale, si do të kyçen në qeverisje e mandej si do të qeverisë.

Kurse sa për Nikolla Gruevskin,po të duan votuesit edhe le të fitojë , por do duhet të fitojë kësaj radhe kësisoj;

– Pa veturat zyrtare të ministrive dhe ndërmarrjeve publike dhe pushteteve lokale, ne fushata elektorale,

– Pa buxhetin në dorë të shtetit kurse parat publike të përvetësuara do ti kenë të bllokuara,

– Pa mundësinë e çkyçjes së ashensorëve nëpër tetë katëshet e Shkupit për të pamundësuar votimin për pleqët,

– Pa përdorimin e dinamitit për të rrënuar komplekse ,për të treguar forcën e pushtetit dhe për ta detyruar dikën ti shpëtojë shurra prej në këmbë ,

– Në veçanti nuk do mundë të ndaloni mediumet që do të shpalosin të bëmat tuaja, ashtu sikur nuk mundë ti ndalojë askush mediat tuaja që u kanë lavdëruar dhjetë vite pa ndërprerë.
Por ata do duhet ti kthejnë parat publike që i kanë përvetësuar në mënyrë kriminale, DHE

– Pa aparaturën Izraelite me të cilën përgjuat të gjithë ato që nuk mendonin si ju, e me ndihmën e së cilës ju vetë një dekadë përgjuat, survejuat,shantazhuat dhe sunduat në këtë vend.

Dhe pa këto të gjitha edhe fitoni, por do të fitonte eventualisht partia politike , kurse shpërdoruesit do të duhet të dalin para drejtësisë, dhe me procedurë të provuar nga organet kompetente të pavarura të marin dënimin e merituar.

Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë TË P*sh……sha në SHTET .

Lajme të ngjashme

Back to top button