DMDHP: Më së shumti keqpërdorime të të dhënave personale në rrjetet sociale

­ Numri i parashtresave për prishjen e privatësisë në Maqedoni në vitin 2014 arrin 371 prej të cilave 331 nga personat fizikë, 36 nga personat juridik dhe katër nga parashtrues anonim. Më së shumti parashtresa janë dorëzuar për prishje e privatësisë së rrjeteve sociale. Në vitin 2014 numri i parashtresave është më i madh për katër herë në krahasim me vitin 2009. Nga parashtresat 89 për qind janë dorëzuar nga qytetarët.

Kjo sot u theksua në konferencën ndërkombëtare për qasjen edukative ndaj sfidave nga mbrojtja e privatësisë e cila është me mbështetje nga Misioni i OSBE­së në Shkup dhe shënimi i ditëlindjes së 10­të të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale (DMDHP). Drejtori i DMDHP­së Dimitar Gjeorgjievski theksoi se rezultatet për punën e deritanishme të Drejtorisë tregojnë se gjendet në rrugën e duhur.

Sipas zëvendës­shefit të Drejtorisë së BE­së në Maqedoni Robert Lidëll, mbrojtja e të dhënave paraqet të drejtën njerëzore. Shtoi se duhet të shihet ndaj ardhmërisë sepse 10 vjet janë shumë kur bëhet fjalë për teknologji të informacionit. Sipas të dhënave të DMDHP­së në vitin 2014, 245 parashtresa janë parashtruar përmes rrugës elektronike, 125 përmes rrugës me shkrim dhe një gojarisht.

Nga parashtresat 54 për qind kanë qenë për keqpërdorim të të dhënave personale të rrjeteve sociale. për fshirje të profilit të rremë në Fejsbuk janë dorëzuar 130 kërkesa, 12 për fshirje të profile të rreme të personave minoren në rrjetin e njëjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button