Veliaj, Dako, Sejdini, Filo, Leli: E majta merr Bashkitë e mëdha

Mazhoranca e majtë duket se po qartëson gjithmonë e më shumë fitoren në Bashkitë e mëdha të vendit, duke ruajtur kështu qeverisjen në Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

Ndërkohë PS po shkon drejt fitores në Tiranë, ashtus siç pritej.

Edhe pse nuk janë numëruar të gjitha votat, duket se ky është rezultati që do na shoqërojë deri në fund.

E majta duket se po fiton edhe Bashkinë e Kavajës, me Elvis Rroshin.

Ndërkohë që po konfirmohen pak a shumë rezultatet e nxjerra nga sondazhet e IPR Marketing./ Mapo.al

Lajme të ngjashme

Back to top button