Padituria- sëmundje pa dhimbje por e dhimbshme

Si erdhi kjo kohë ku të paditurit krenohen për mos dijen e tyre,  padituria rritët, krenaria shtohet  dhe  pastaj shndërrohet në injorancë, ku humbë ndërgjegjja, vdes dhimbja për të tjerët, veprat që i bëjmë nuk i bëjmë që të jemi njerëz të ndershëm por njerëz të suksesshëm, çdo herë e  kërkojmë vetëm suksesin, por jo edhe  vlerën.

Vallë nga erdhi e  gjithë kjo padrejtësi ndaj vetvetes, ndajë popullit më kulturë dhe  moral më të shëndosh në Europë dhe  më  gjërë, nga erdhi kjo sëmundje që ka filluar ta shkatërrojë një shoqëri të pastër dhe të shëndosh moralisht. Çka po ndodh më këtë popull të vuajtur më shekuj që i ka  kapluar ky interes përvetësues në mendjen e tyre, që për veprimet dhe  punët  që i bëjnë në vende që të turpërohen ata krenohen për to, apo ndoshta edhe  mendojmë që kjo është demokraci? Aty ku morali ka ra në pikën zero, nuk mund ti dallosh njerëzit së për ku janë nisur “ në shkollë, në punë apo në ndonjë mbrëmje argëtuese”, kjo është një sëmundje që ka filluar ta  shkatërrojë një shoqëri të tërë, që nga  familja, çerdhet, shkollat, institucionet, që ka ardhur si pasojë e një tranzicionit që po kalojnë vëndet e Ballkanit.

E vërtetë që ne nuk ndjejmë dhimbje  për mos dijen tonë, edhe  pse është e  dhimbshme por dhimbjen do ta ndjejnë ata që do të vinë pas nesh, që do të shërbehen me këtë sistem të injorancës, ku liderët tanë fatin e shtetit dhe të popullit e barazon më fatin e  vet politik, çdo kush që ka  mëndim apo qëndrim të kundërt e  konsiderojnë armik dhe  kanë dëshirë ti prijmë karnavalit të gjatë më mosdijen e tyre, ti ndjekësh pas është njësoj sikur të futemi në një lum të turbullt pa ditur qe të notojmë.

Ku mbetën ata kandilat ndriçues që ushqenin popullin më diturinë e tyre në kohërat më të vështira, ku mbetën ata pionierët të lëvizjes kombëtare shqiptare, që e lëvizën kohën më  idetë e tyre, që ti vëmë në ballë të shtetit tonë që të nisemi rrugës drejtë BE-së, të shkojmë atje ku e  kemi qëllimin, e mos ti mbyllim sytë duke  pranuar  ligje që si praktikojnë as në vendet e tyre shumica  prej vendeve të BE-së, ligje që e shkatërrojnë rininë tonë, po lë ti zgjedhim ato më të mirat, që janë në dobi të qytetarëve tanë.

Fakti qëndron së më  këtë sistem nuk do të mund të shkojmë askund, më  këta  liderë qe nuk dinë të respektojnë ligjin nuk mundë të arrijmë në pikën e duhur, andaj këtij populli i duhen njerëz të ndershëm, intelektual që e respektojnë rëndin dhe ligjin, që kanë një ndërgjegjeje të pastër dhe të shëndosh, siç thoshte Sokrati “ Ligjet për  mua janë nënë dhe baba”.

Padituria është shfaqur pothuajse çdo kund, dukë filluar  që nga çerdhet, shkollat, universitetet, institucionet e  deri në pafundësi, ndoshta  ne  nuk mundë të ndiejmë dhimbje në kurrizin tonë , por  pasojat do i pësojnë gjeneratat pas nesh, andaj kërkon shërim kjo sëmundje  sa  me  parë, e shërimi i sajë bëhet vetëm duke e thënë të vërtetën, dukë e  hequr  perden nga  sytë që na  errëson dritën dhe nuk shohim asgjë.

Diturinë e  kemi për obligim që ta  kërkojmë, së ajo është vetë ndërgjegjja e personit për të zotëruar një profesion pastër  dhe rrjedhshëm, e  jo dukë mashtruar,  lajthitur, shantazhuar, duhet  që ti pranojmë kritikat, vërejtjet sepse  jemi njerëz dhe  gabimet janë njerëzore, askush nuk ka lindur i përkryer, aty ku nuk dimë, duhet të pyesim, jo të bëjmë eksperimente të rrezikshme, është pyetur një njëri i mençur: “Si është e mundur që di mbi gjithçka” ?! Përgjigjja ishte “ Nuk kam pasur kurrë frikë ose marre (turp) të pyes gjithçka që nuk dija”.

Lajme të ngjashme

Back to top button