Filloi Sahara festivali paqësor ballkanik

Me performancë të kërcimtarëve nga studioja e Shajmak Davarit nga India dhe nga Maqedonia, mbrëmë në sheshin Maqedonia filloi Sahara festivali paqësor ballkanik, i organizuar me rastin e shënimit të ditëlindjes së Mahatma Gandit dhe Ditës ndërkombëtare kundër dhunës.

Festivali është iniciativë e paqes dhe çdo vit do të mbahet në vende të ndryshme ballkanike.
“Paqja është vlerë drejt së cilës çdoherë kanë synuar forcat progresive të njerëzimit. Përputhshmëria, balanci dhe harmonia janë karakteristikat e tij kryesore të cilat janë  lëvizës të zhvillimit dhe mirëqenies së shoqërisë, si dhe parakusht për fat të çdo individi”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski, duke e shpallur Festivalin paqësor ballkanik të hapur.

Pronari i Sahara grupacionit  Subrata Roj, i cili me rastin e festivalit udhëtoi në Shkup, theksoi se nisma për paqe fillon pikërisht nga këtu sepse Maqedonia është vend i dashurisë, tolerancës dhe mirëkuptimit. “Kjo ide ka qenë e pranishme në mendjen time për një kohë më të gjatë, por kërkova qytet, vend në botë i cili është përplot me dashuri dhe respekt, vend pa korrupsion dhe këtë e gjeta në Maqedoni”, tha Roj.

Festivalin paqësor ballkanik e përshëndeti edhe kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, ndërsa përveç tij, në hapje morën pjesë edhe deutetë, ministra të Qeverisë, si dhe zëvendëskryeministrat Vlladimir Peshevski dhe Zoran Stavreski.
U dërguan mesazhe për paqe dhe për herë të parë u performua kënga “Nënë” kushtuar Nënë Terezës.
Sot në kuadër të festivalit do të mbahet samit bamirës paqësor. Organizatorët paralajmërojnë pjesëmarrjen e rreth pesëdhjetë liderëve botërorë-ish presidentë, kryeministra, ministra, ambasadorë, yje hollivudiane dhe përfaqësues nga vendet ballkanike. Midis folësve do të jetë edhe ish-kryeministri britanik Toni Bler.

Lajme të ngjashme

Back to top button