Edhe një Lëvizje e re shqiptare formohet duke kërkuar federalizimin e Maqedonisë

Te shtunën, në Tetovë, një numër i shoqatave të pavarura shqiptare dhe aktivistëve civil, nga Struga, Dibra, Kërçova, Tetova dhe Shkupi, nënshkruan bashkërisht, Aktin themeltar te Lëvizjes, UNITETI.

Në kumtesën e lëshuar pas themelimit të kësaj lëvizje, ku si një ndër kërkesat kryesore përmendet federalizmi i Maqedonisë.

“Objektivat kryesore të Lëvizjes civile, UNITETI janë: Mbrojtja e historisë, e traditave, e gjuhës shqipe, e kulturës, e të drejtave ekonomike-sociale e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në të gjitha regjionet e IRJM-së. Riorganizimi kushtetues sipas të cilit vendi shpallet Republikë e dy Kombeve të barabarta dhe konstitutive, të numëruara taksativisht në aktin më të lartë politik dhe juridik, Kushtetutë, pra maqedonas dhe shqiptarë. Ndarja fikse e buxhetit me kuota proporcionale të përcaktuara qartë në Kushtetutë.Federalizimi territorial i vendit ose federalizimi asimetrik, me Kryeqytetin e vendit si njësi e veçantë administrative (Modeli boshnjak, belg, zviceran). Lëvizja do të zhvillojë një punë dhe aktivitet konkret në ndihmë të komunitetit tonë të diskriminuar sa nga regjimi maqedonas aq edhe nga përfaqësuesit tanë në pushtet. “thuhet mes tjeras në kumtesën e kësaj lëvizje.

Lëvizja civile, UNITETI
Lëvizja civile, UNITETI

Lajme të ngjashme

Back to top button