Recension: Punëtorja në një ëmbëltore të njohur të Shkupit rrahu një fëmijë para të gjithë mysafirëve

Në artikullin që e recensojmë, ka informatë, mirëpo nuk ka gazetari. Burimi i informatës është një postim i publikuar në Facebook, mirëpo puna e gazetarit ka përfunduar këtu.

Вработена во позната скопска слаткарница претепа дете пред сите гостиLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Punëtorja në një ëmbëltore të njohur të Shkupit rrahu një fëmijë para të gjithë mysafirëve

Data dhe koha e publikimit: 18.06.2015

Data e recensionit: 19.06.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Artikulli ka titull bombastik dhe hyrje të njëjtë.

Punëtorja në një ëmbëltore të njohur të Shkupit rrahu një fëmijë 6-vjeçar para të gjithë mysafirëve.

Dhe aq është lajmi. Më poshtë është dhënë një fotografi nga statusi në Facebook i një nëne që është publikuar në grupin “Muhabete shtëpiake femërore”. Nga ajo që është shkruar, kuptohet se nëna paska qenë dëshmitare e ngjarjes së pahijshme, me ç’rast një punëtore e ëmbëltores “Sheherezada” në Qendrën tregtare të qytetit, e ka rrahur një fëmijë gjashtëvjeçar, për shkak se ka lypur. Dëshmitarë të ngjarjes, sipas asaj që është shkruar, kanë qenë edhe dëshmitarë të tjerë që kanë qenë të ulur në ëmbëltore, si dhe njerëz nga sigurimi i QTQ-së, të cilët janë thirrë që të intervenojnë, mirëpo janë tërhequr.

Dhe tregimi përfundon këtu. Në vend të lajmit të plotë, lexuesit fiton një lajm gjysmak shikuar nga këndvështrimi i nënës që e ka shkruar këtë. Identiteti i saj është i panjohur. Mirë është që gazetari i ndjek rrjetet sociale, për shkak se ato në masë të madhe janë burime informatash, mirëpo keq është kur informatat e tilla transmetohen pa u verifikuar.

Аutori i këtij lajmi nuk i ka kontaktuar të punësuarit në “Sheherezada”, nuk e ka kontaktuar asnjë nga të punësuarit e sigurimit, e as që është drejtuar te MPB-ja. Konfirmim të informatës nuk ka askund. Vetë kjo e vë në pikëpyetje vërtetësinë e lajmit. Detyrë e gazetarit është që kur të vijë deri te ndonjë informatë atë ta verifikojë nga sa më shumë palë që është e mundur, e jo vetëm me dembeli ta përcjellë në medie dhe të mbetet me aq.

Për shkak të dembelizmit të tillë të gazetarëve, në dhjetor të vitit të kaluar një pjesë e portaleve dhe mediat e tjera bënë një gabim të madh kur nga statusi në Facebook për një fëmijë të kidnapuar në Ramstor bënë darmë, dhe informatën nuk e verifikuan. Më vonë u dëshmua se lajmi ka qenë i rrejshëm, e demant kisht edhe nga drejtoria e Ramstorit.

Është e qartë se kjo nuk i ka mësuar disa kolegë, se çdo informatë nuk është lajm dhe se nuk mund të besohet gjithçka që shkruhet nëpër rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button