Fshesa elektrike për pastrimin e rrugëve të Shkupit

NP ’Higjiena Komunale’ do të sjellë fshesë elektrike, për çka ka shpallur konkurs dhe firmat e interesuara ofertat mund ti parashtrojnë deri më 7 korrik. Vlera e kësaj makine sipas konkursit është 4.5 milion denarë, më saktë 72.815 euro.
Kjo makinë për mbeturina ka kapacitet për dy metër kub. Këto makina përdoren në Gjermani, Itali dhe Austri.