Situata në Maqedoni pikë kryesore në Samitin e sotëm të BE-së

Situata në Republikën e Maqedonisë dhe gjithçka që ndodh në vend do të jetë temë kryesore e diskutimit të Këshillit të sotëm për punë të jashtme (FAK) të Bashkimit Evropian që do të mbahet në Luksemburg, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas programit që e shpalli presidenca letoneze me Këshillin e BE-së, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Unionit, si pikë qendrore të mbledhjes e kanë situatën politike në Republikën e Maqedonisë.

Sipas agjendës, shefat e diplomacive të vendeve të BE-së, për vendin tonë do të bisedojnë me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, ndërsa pas mbledhjes së pasdites me sekretarin e përgjithshëm  të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun. Konkluzionet që do t’i sjellë Këshilli i BE-së, këtë të enjte dhe të premte do të miratohen nga ana e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së në Samitin e Këshillit Evropian, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli.

Lajme të ngjashme

Back to top button