Dieta ekstreme, vdes britaniku më i shëndoshë

Njeriu më i shëndosh nga Britani, Carl Thomson, ka ndërruar jetë të shtunën mbrëma, vetëm një muaj pasi kishte kërkuar ndihmë për të ndryshuar dietën e tij ekstreme, e cila brenda ditës i shkrinte 10,000 kalori, raporton Mirror.

Thompson 33-vjeç i cili peshonte plotë 413 kilogram, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Dover të Kentit, nga policia dhe mjekët. Sipas medieve lokale, policisë dhe zjarrfikësve u janë dashur disa orë që të lëvizin trupin e tij dhe ta nxjerrin jashtë apartamentit, transmeton lajmi.net.

Carl u bë i famshëm këtë vit kur edhe u paraqit në një emision televiziv, ku po kërkonte ndihmë nga ekspertët që të humb në peshë, derisa disa thonë se dieta strikte ishte ajo që e solli atë drejt vdekjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button