Nis procesi i numërimit, në Pustec dhe Urën Vajgurore numërohen kutitë e para

Rreth orës 23:00 ka nisur procesi i numërimit për kryetarët e bashkive. Faqja online e KQZ ka nisur publikimin e rezultateve të parë dhe ka informacion vetëm për bashkinë e Pustecit, e cila ishte edhe njësia administrative e para që filloi numërimin, raporton Oranews.

Deri në këto momente kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Edmond Themelko kryeson ndaj rivalit të tij demokrat Mihallaq Apostollovki.

Po ashtu procesi i numërimit ka filluar edhe në Urën Vajgurore.

Lajme të ngjashme

Back to top button