Lazarati rebelohet me votë, pjesëmarrje rekord!

Fshati i Lazaratit në hyrje të Gjirokastrës, i cili gëzon famë botërore si një ish-zonë “par-exellance” e kultivimit dhe tregtimit të marijuanës, është rikthyer sërish në qendër të kronikave.

Kësaj here jo për ndonjë krim apo shkelje të ligjeve, por për pjesmarrjen rekord të banorëve të fshatit për të votuar.

Si duket lazot nuk ia kanë falur Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, aksionin e fuqishëm policor, që solli shkatërrimin e të gjithë trafikurt dhe vuri pas hekruave trafikantët, të cilët iu përgjigjën me armë forcave të rendit.

Fshati rebel, një bastion historik i PD-së, në hyrje të të cilit qëndron një lapidar në nder të Azem Hajdarit, edhe pse ndodhet në dyert e qytetit të lindjes së Enver Hoxhës, ka dalë thuajse i tëri për të votuar, me siguri në shenjë proteste për shkatërrimin e “biznesit” që iu bë nga qeveria e majtë.

Kur ka mbetur ende një qendër e paraportuar, mësohet se në Lazarat kanë votuar 78% e atyreve që kanë të drejtë vote.

Pra gati 100% e fshatit. Pjesa tjetër me gjasa janë në emigrim ose nëpër qeli, sepse me siguri do të kishin votuar edhe ata.

Lajme të ngjashme

Back to top button