Horoskopi ditor, e mërkurë 24 mars 2021

Dashi
Priten momente te lumtura sot për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni mjaft te kënaqur ne krahët e partnerit dhe nuk doni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret ka rrezik te bien ne dashuri me personin e gabuar. Mund te lëndohen pa mase shume shpejt. Financat do vazhdojnë te jene te turbullta ne çdo moment. Nuk do arrini as te kryeni shpenzimet me te nevojshme.

Demi
Çështjet e zemrës nuk do ju ecin keq gjate kësaj dite, megjithatë ka edhe me mire. Shfrytëzojeni çdo moment kur te jeni pranë atij qe doni dhe shprehini sa te mundni ndjenjat. Beqaret do bëjnë mire t’i pranojnë ftesat qe do ju bëhen sepse po i neglizhuar gjithmonë kane për te mbetur te vetmuar. Sektori i financave do jete i qete. Nuk do keni asnjë problem.

Binjaket
Yjet nuk do ndikojnë aspak sot ne jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do jete ne dorën tuaj. Silluni mire me partnerin, toleroni dhe mos e lini për asnjë çast pas dore. Beqaret do jene me te hapur dhe do pranojnë te njihen me persona te ndryshëm. Pastaj do jete ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Financat do jene te turbullta. Mos shpenzoni me sy mbyllur.

Gaforrja
Për shkak te ndikimit jo te mire te yjeve, kjo do jete një dite e vështirë për ju qe jeni ne një lidhje. Matuni mire para se te flisni. Beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Shume gjera kane për te qene ndryshe për ta. Financat nuk do mund t’i mbani dot te stabilizuara sepse do ju duhet te kryeni shpenzime me nevoje jetike.

Luani
Dialogu do mbizotëroje gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe për çdo gjë do flisni hapur me te. Marrëdhënia ne çift është me e rëndësishmja ne këto momente. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Gjendja e financave do jete e kënaqshme dhe do kryeni investime te rëndësishme.

Virgjeresha
Nëse partneri ju kërkon me tepër kohe para se te hidhni hapa me rëndësi, pranojeni sepse nuk keni për te dale te zhgënjyer. Beqaret do jene te fiksuar pas dikujt dhe do bëjnë te pamundurën për ta bere për vete. Do arrijnë te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat nuk do jene te mira për te gjithë. Matuni para se te kryeni shpenzime dhe do ndiheni mire.

Peshorja
Hëna do jete planeti qe do ndikoje pozitivisht sot ne jetën tuaj ne çift. Ajo do ju beje t’i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do kërkoni falje për disa gabime te se shkuarës. Beqaret do realizojnë një takim te veçante dhe do kënaqen ne krahët e njeritjetrit. Financat do jene ende te turbullta, prandaj mos kryeni shpenzime te pamatura sepse do gjendeni neper situata te vështira.

Akrepi
Dëgjojini me kujdes këshillat qe do iu japë partneri juaj gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te ruani një marrëdhënie te ngrohte. beqaret sado qe do lodhen se kërkuari princin e tyre te kaltër nuk do mund ta gjejnë dot. Ne planin financiar fatmirësisht do jene te afërmit qe do ju mbështesin fort dhe nuk do ju lënë për asnjë çast te gaboni.

Shigjetari
Do i qëndroni indiferente partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe ai do mendoje me te keqen. Po vazhduat te veproni kështu do arrini shpejt ne ndarje. Beqaret duhet te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen ne mënyrë qe ta ndryshojnë sa me shpejt statusin. Ne planin financiar mos luani me zjarrin sepse keni për t’u djegur keq. Bëjini mire llogarite dhe merrni masa.

Bricjapi
Çështjet e zemrës nuk do ecin aq mire sa ju keni dashur sot. Do keni here pas here edhe debate te ashpra me partnerin tuaj. Kujdes! Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë ma pare dhe nuk do e ndryshojnë dot statusin edhe pas përpjekjeve qe do bëjnë. Sektori i financave do jete i kënaqshëm. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e dëshiruara dhe do hiqni edhe para mënjanë.

Ujori
Ndikimi i Venusit do jete shume pozitiv gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te matur dhe nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin. Beqaret do afrohen mjaft me dike dhe do e bëjnë për vete. Nuk do ndihen me keq si me pare. Ne planin financiar jo çdo gjë do ju ece si keni dashur. Mundohuni t’i kufizoni shpenzimet sa me shume qe te mundeni.

Peshqit
Jeta juaj ne çift do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do jeni me te bute me partnerin tuaj dhe do kërkoni falje për disa gabime qe keni bere me pare. Beqaret do fillojnë një histori dashurie te këndshme e cila do i beje ta harrojnë periudhën e vështirë te vetmisë. Ne planin financiar gjendja do vazhdoje te mbetet e mire. Vazhdoni t’i bëni mire planet para se te shpenzoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button