Shqipëria merr 2 medaljet e para të argjendtë në Baku

21 Qershori rezultoi një ditë e suksesshme për Shqipërinë olimpike. Flamurin kuqezi e nderuan me dy medaljet e para të Olimpiadës Europiane të Bakut 2 atlletë, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.

Dy garuesit shqiptarë shkëlqyen në disiplinat e ndryshme të mbretëreshës së sporteve, atletikës duke koleksionuar dy vende të dyta çka përkthehen në dy medalje argjendi.

Fillimisht ishte 22-vjeçari nga Shkodra, Izmir Smajlaj ai që arriti të garoi deri në fund për medaljen e artë në hedhjen së gjati por distanca e tij më e gjatë 7 metra e 52 cm ishte 12 cm larg performancës më të mirë të pasdites që u dhurua nga gjeorgjiani Khorava.

Medalja e parë e argjendtë e fituar nga atleti shkodran paralajmëroi suksesin edhe për Luiza Gegën që u rendit e dyta në garën e 800 metrave për femra. 26-vjeçarja e lindur në Dibër e preu finishin në vendin e dytë pas holandezes Charline Mathias me rreth gjysmë sekondi më shumë, ndërsa zbriti në vendin e fundit të podiumit azeren Komarova me 16 të qindtat më shumë. Dy sukseset e arritura në pistën e atletikës e zhvendosin Shqiipërinë në vendin e 35 në tabelën e vendeve me medalje po aq sa edhe Maqedonia./SS/

Lajme të ngjashme

Back to top button