S’duhet tu zësh besë hyrieve

Ishte një portë dhe nuk e dija nëse hapej apo s’hapej. Atëbotë unë e hapa; aty prapa kishte boshllëk, errësirë qetësi dhe një erë të akullt që ta thante lëkurën. Rimbylla derën, i hodha një shikim dhomave të thera dhe meqë qiraja ishte e ulët i thashë agjensisë në rregull, po e marr. Ishte një banesë si të tjerët, me nje derë më tepër që s’ishte e nevojshme ta hapje. Bleva një dollap të madh prej arre për ta vendosur përpara. U deshën katër punëtorë për ta futur brenda.
– Vendoseni aty.
-Si aty, tamam para portës?
– Po, ju lutem. Shikoni se është e vështirë ta lëvizësh vetëm një dollap të tillë.
– E di, prandaj dua ta vendos aty para.
– Po çfarë ka prapa asaj dere?
– Errësirë, zbrazëti dhe qetësi.
Hoqa dorashkat dhe pallton, ngrita lart mëngët dhe fillova të çaj dru; ajo pas dy minutash u kthye jashtë me dy filxhane kaffe dhe një cigare:
– Shtira ujë por këtu lart do kohë. Ndërkohë po bëj një pushim të shkurtër.
Mua më pëlqente gjithçka në atë çast, ajri, kafja, të vija në punë muskujt. Herë pas here merrja frymë dhe e shihja të pinte cigaren e saj, me këmishë me kuadrata, blu xhinset dhe atletet sportive.
– Rrobat e tua arritën? – e pyeta.

– Po, falemderit. Duke u kthyer në kuzhinë më tha se do të vinin për darkë katër punëtorët dhe nëna e saj. E pyeta nëse mund të rrinim aty, ajo më buzëqeshi, më kaloi njërën dorë në flokë dhe u kthye në kuzhinë. Ndoshta do të na lënë të rimë.
Eroll Velija

Lajme të ngjashme

Back to top button