Armina Mevlani: Çfarë më tha privatisht Stefano Gabbana…

Ish ­missi Armina Mevlani ka tërhequr pak ditë më parë vëmendjen e Stefano Gabbana-s, gjysma e “Dolce & Gabbana”, i cili në një postin në rrjetin e tij në Instagram, e ka komplimetuar bukuroshen për pamjen e saj. Stilisti i njohur italian zgjodhi të postojë dy herë radhazi në Instagramin e tij fotot ku Armina shfaqet me look plotësisht identifikues “Dolce & Gabbana”, në një set fotografish artistike të realizuara pak ditë më parë për blogun e saj të modës.

 

Nuk kanë munguar komentet e fansave të Arminës, të cilët urojnë që Stefano Gabbana-n ta zgjedhë 24-vjeçaren si imazh të markës së njohur “High Fashion”. Vetë Armina është ndier e befasuar nga kjo vëmendje e Stefanos, që do të thotë shumë për të edhe për faktin se tashmë është fokusuar në botën e modës, pasi ka dhe dyqanin e saj me veshje markë. E pyetur nga “Panorama” se si u ndje kur pa foton e saj në Instagramin e Stefanos, Armina u përgjigj: “E kishte marrë foton time nga blogu im personal dhe nuk m’u besua. Ka kontaktuar me mua në Instadirect, për të më komplimentuar për fotot dhe bloggun. “Komplimente për bloggun dhe fotot… Ju lumtë ty dhe Endrit Mërtirit”,- më shkroi ai.

Për sa i përket një bashkëpunimi mes nesh, mbetet për t’u parë. Armina pohoi se ka marrë ftesë për të qenë e pranishme në Javën e Modës në Milano, ku ka gjasa të takohet me Stefanon dhe të diskutojnë edhe për ndonjë bashkëpunim të mundshëm që ajo të jetë imazh për veshjet e tij… Krahas kësaj, unë po nënshkruaj kontratë me një faqe të madhe mode me qendër në Mynih. Aty, një nga blogerat botërorë “Fashnatic” më ka zgjedhur mua. Përfshirja ime në këtë projekt do të jetë kundrejt një pagese, për të marrë të drejtën e postimit të fotove të mia në profilin e tyre. Pjesë e tyre janë blogera si Olivia Palermo, më e njohura në botë”,- ka thënë Armina për “Panorama”.

Lajme të ngjashme

Back to top button