Sela: Protesta e Lëvizjes “Besa” ishte hap i përshpejtuar

Para nisjes për vizitë zyrtare në SHBA, kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH në intervistën e tij për emisionin “Ballkan Magazine” ka sqaruar gjithçka për epilogun e vizitës së tij në SHBA, krijimin dhe synimin e grupimit opozitar “Aleanca për shqiptarët”.

Duke sqaruar raportet, me partitë tjera opozitare, si RDK-në dhe Lëvizjen “Besa”, kryetari Sela sqaroi që protesta e Lëvizjes “Besa” ishte hap i përshpejtuar pasi ajo protestë u zhvillua në ndërkohë kur kishin filluar bisedimet për një koalicionim të mirëfilltë.

“Është bërë një takim në ndërkohë që ne e kishim nis një takim domethënë LR-PDSH, RDK dhe Besa, dhe në momentin kur ne prisnim një përgjigje se a është Besa gati për të hyrë në listë të përbashkët me këto dy opsionet tjera që shprehëm gatishmëri, gjë që u zyrtarizua me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët ku u themelua Aleanca për shqiptarët, në këtë moment shpallet edhe një takim tjetër në SHBA”, tha Sela.

Duke sqaruar, qëllimin dhe synimet e alternativës së quajtur “Aleanca për Shqiptarët”, kryetari Sela sqaroi se tashmë kojo Aleancë po ngrihet në një alternativë përfaqësuese për gjithë shqiptarët e lindur nga nënshkrimi i një dokumenti ku janë vendosur pikat e përbashkëta. “Nënshkruam deklaratën e përbashkët ku është pjesëmarrja e përbashkët në zgjedhje, platforma e përbashkët dhe principi për të mos u bërë pjesë e qeverisë deri në momentin kur do të bëhen ndryshimet kushtetuese që Maqedonia të shpallet shtet bi-nacional”, tha Sela.

Në paraqitjen e tij, kryetari Sela sqaroi që në SHBA qëndron me ftesë të të Ligës Shqiptare- Amerikane Qytetare që udhëhiqet nga Jozeph Dioguardi, me rastin e 25 vjetorit të kësaj Lige, e cila solli miqësi shumë të mëdhaja mes Departamentit shtetëror amerikan dhe shqiptarëve, të cilat ne duhet të vazhdojmë ti kultivojmë, dhe të kemi akoma më shumë lidhje me vendin nga nga ku buron liria dhe demokracia.

Sa i përket iniciativës së krijimit të Aleancës për Shqiptarët, që nënkupton bashkimin parazgjedhorë të gjithë faktorit të mirëfilltë opozitar në këtë vend, rreth një platforme të përbashkët, Sela tha se e gjitha bëhet në kuadër të krijimit të polit të dytë shqiptar opozitar, që i paraprin polit të parë ku bëjnë pjesë partia e Ali Ahmetit dhe ajo e Menduh Thaçit.

“Jam një nga idhtarët dhe përkrahësit më të mëdhenj të diasporës, në mënyrë që ata të gjejnë forma të jemi bashkë, sepse në këtë formë mund të japin ndihmesën më të madhe këtu te ne, por ashtu siç jam kundër që prej në diasporë të jepen drejtime politike, jo për gjë, por sepse nuk e njohin realitetin politik në Maqedoni”, tha Sela, duke lënë të nënkuptohet që koalicionet duhet të bëhet mes nesh këtu ku më mirë e njohim njëri-tjetrin, të rrjedhin mirë dhe natyrshëm.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button