Për herë të dytë vandalizohen të mbjellat me shalqi të familjes Murati

Pesë hektarë të mbjellë me shalqi në Lisiçe janë shkatërruar duke ju shkaktuar deri në dhjetëra mijëra euro dëm bujqve nga Luboteni. Madje këta të fundit përveç shpenzimeve për të mbjellë kanë paguar edhe qera për tokën e huazuar në Lisiçe. Ky është viti i dytë që familjes Murati i bëhet sulm i njëjtë me përmasa thuajse të njëjta, ndërsa ankohen se policia nuk ka arritur të gjejë ende as autorët nga sulmi i vitit të kaluar, njofton Alsat-M.

“Tre hektarë i kemi, 30 mijë metra bostan, tërësisht u dëmtua, 90 përqind dua të them dhe vetëm 10 përqind ka ngelur për të hëngër, ndërsa për treg nuk kemi.  Vjet njëjtë e kanë prishur kështu, dy hektarë I shkulën i shkatëruan, erdhën policia i morën të gjitha masat dhe një vit s’ka asgjë. Duhanin ma kanë prishur ashtu, një hektar e gjysëm, e kemi informuar policinë, alsatin dhe s’ka marë masa asgjë. Ne nga kjo jetojmë, nëse këtë ma kanë marë unë s’kam tjetër. Vlera e dëmit është 100 ton bostan, është i prerë”, u shpreh Dilaver Murati, bujku i dëmtuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button