DASH: Dhjetra shtetas të Maqedonisë iu bashkangjitën grupeve islamiste

Raporti për sulmet terroriste nëpër botë në vitin 2014, i përgatitur nga departamenti amerikan i Shtetit, vlerëson se Maqedonia ka qenë partner i sinqertë në luftën kundër terrorizmit. SHBA¬-ja vlerëson se disa dhjetëra shtetas të Maqedonisë kanë shkuar në Siri dhe në Irak dhe i kanë bashkangjitur grupeve islamiste.

“Aktivitetet kundër terroriste në Maqedoni e përfshijnë miratimin e ligjit me të cilin ndalohet inkuadrimi pose ndihmimi i grupeve të huaja terrosite. Dhjetëra qytetarë të Maqedonisë kanë shkuar në Siri dhe Irak si luftëtarë të huaj viteve të kaluara, edhe pse ka indikacione se ligji, i cili u miratua në shtator të vitit 2014, ka ndonjë efekt që të dekurajohet kjo dukuri. Në Maqedoni nuk kishte incidente më serioze terroriste në vitin 2014.

Ndërtesa e Qeverisë, ku është e vendosur zyra e kryeministrit, është dëmtuar në natën e 28 tetorit nga ana e sulmuesve të panjohur. dy predha, me siguri nga hedhës dora të granatave, janë gjuajtur ndaj ndërtesës e cila ishte e zbrazët në atë moment, me ç’rast nuk kishte të lënduar. Mediat lokale publikuan letër nga Ushtria Çlirimtare Kosmbëtare (UÇK), e cila ndërmori përgjegjësi për sulmin, por disa analistë e hodhën poshtë letrën, e cila u pulikua një javë pas sulmit dhe nuk përmbante kërkesa. Po i njëjti grup mori përgjegjësi edhe për të dy shpërthimet më të vogla para stacioneve policore në Tetovë dhe Kumanovë më 8 dhjetor”, shkruan në raportin të cilin dje e prezantoi ambasadorja e angazhuar për koordinim të luftës kundër terrorizmit Tina Kajdanov.

Në raport thuhet se sistemi i sigurisë i Maqedonisë është mirë i përgatitur që në mënyrë efikase të ballafaqohet me sulme terroriste, para së gjithash përmes Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe njësive speciale policore. Në mënyrë plotësuese, Maqedonia është vlerësuar si vend i cili në mënyrë aktive bashkëpunon në luftën kundër terrorizmit. Sa i përket sektorit financiar, raporti i departamentit të Shtetit vlerëson se Maqedonia nuk lejon llogari bankare anonime dhe nuk është qendër për of¬shor financim, por organitatat jopërfituese janë lënë anash nga paraqitja e obligueshme e të arhdurave.

“Maqedonia është partnere e sinqertë në luftën kundër terrorizmit, si në skenën rajonale, ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Refuzimi grek për ta njohur emrin e Maqedonisë kohë pas kohe e kufizon mundësinë e Maqedonisë për të marrë pjesë në forume nërkombëtare. Minsitri i Punëve të jashtme, Nikolla Poposki mori pjesë në tryezën e rrumbullakët për vendet ballkanike të Departamentit amerikan të Shtetit, organizuar pranë Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa në tetor, Maqedonia ishte nikoqire e konferencës rajonale për zbulim në të cilën u diskutua çështja për terroristët e huaj”, shkruan në raport.

Bullgaria gjithashtu ka reaguar kundër informatave për promovim të grupit islamist ISIS ndërmjet romëve në qytetin Pazarxhik. Është cekur se edhe Greqia po përballet me sulme të vazhdueshme terroriste të përmasave të vogla të kryera nga grupet anarkiste, shpeshherë të kahëzuara kundër caqeve perëndimore dhe institucioneve financiare.

Lajme të ngjashme

Back to top button