(VIDEO) Policia jep detaje për arrestimet e 12 personave për trafikim të emigrantëve

Njëri nga të arrestuarit e aksionit policor ditë më parë në fshatin Vaksincë, pretendohet të jetë i shumëpërfoluri Alibaba, i njohur si pengmbajtës i emigrantëve. Por zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski nuk jep detaje më të hollësishme rreth identitetit të shtetasit nga Banglladeshi.

“Personat e arrestuar i takojnë moshës nga 24-78 vjeç edhe atë 6 nga Kumanova, 5 nga Vaksinca, 2 nga Shkupi, një nga Çerkezi, Mateçi dhe Bogdanci. Njëri nuk është shtetas i Maqedonisë, është nga Banglladeshi. Ai ka pasur rolin e organizatorit të grupit”, deklaroi Ivo Kotevski, Zëdhënës i Policisë.

Derisa policia vazhdon me aksione policore drejtë neutralizimit të trafikuesve, emigrantët edhe pse pak të informuar rreth ndryshimit të ligjit për azil, kanë marrë rrugën për t’u larguar nga Maqedonia.

“Emigrantët kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë, që të mund t’i shfrytëzojnë mjetet e transportit publik për të udhëtuar derisa gjenden në Maqedoni. Dhjetëra emigrant, gjatë gjithë kohës po udhëtojnë për në Tabanovc, për të kaluar më pas në Serbi”.

Emigrantët kanë filluar ta lënë edhe xhaminë qendrore në Kumanovë ku ishin vendosur tashmë dy muaj

Lajme të ngjashme

Back to top button