Shkupi nesër fillon përgatitjet

Skuadra e FC Shkupi nga e hëna do të fillojë me stërvitjet, për sezonin e ri në kampionatin 2015/16 në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë. Trajneri Zekerija Ramadani do të bëjë dhe thirrjen e parë të futbollistëve me të cilët edhe do të fillojë një mision të ri, në kuadër të kampionatit më të mirë të vendit. Deri më tani siç ishit të informuar kishte disa futbolliste që janë liruar nga angazhimi, ndërsa pritet qe se shpejti të fillojë dhe prezantimi i futbollistëve që do të jenë edhe përforcim i skuadrës.

“Mendoj se duhet të koncentrohemi në stërvitje sa më intensive dhe me shumë seriozitet. E kemi parasysh se tani jemi në një rang më të lartë dhe nuk duhet harruar që kemi të bëjmë me një konkurrencë shumë të fortë. Ne si skuadër kemi mbajtur boshtin e ekipit dhe do të tentojmë që tani gjatë afatit kalimtarë të sjellim edhe disa përforcime që do të jenë shumë të rëndësishme për ekipin. Kemi bërë skanimin e skuadrës dhe e dimë se në cilat pozicione kërkojmë të mbulojmë boshllëkun, por për ketë do të kemi informacione ditëve në vazhdim”, ka thënë trajneri Ramadani.
Stërvitjet do të zhvillohen në stadiumin e Çairit, ndërsa grumbullimi behet në orën 17:30.

Lajme të ngjashme

Back to top button