Bëhen më të vështira kriteret e regjistrimit në shkolla të mesme

Ministria e Arsimit ka rritur kriteret dhe pikët për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme. Kjo sipas numrit një të këtij dikasteri është bërë me qëllim që nxënësit të orientohen në shkollat e mesme profesionale. Në  konkurs theksohet se numri i pikëve të nevojshme për regjistrim në gjimnaz është 60 pikë, mjekësi 70 pikë, ekonomiko-juridik 60 pikë ndërsa në shkollat profesionale  30 dhe 45 pikë, transmeton Alsat-M.

“Këtë vit për dallim nga vitet e kaluara kemi rritur kriteret dhe pikët për regjistrim nëpër shkollat e mesme të profileve të gjimnazit të medicinës dhe shkollave juridike dhe ekonomike por gjithashtu kemi përcaktuar që nëpër këto shkolla komisionet e shkollave nuk mund t’i ulin pikët pa leje nga Ministria e Arsimit dhe në këtë mënyrë ne do të pamundësojmë uljen e pikëve dhe mundësin e rritjes së numrit të nxënësve në këto profile me qëllim që t’i orientojmë dhe ti profilizojmë edhe nëpër shkollat e mesme profesionale”, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i arsimit.

Ademi bën thirrje që nxënësit të orientohen në drejtimet profesionale, ai i tekstilit në Shkollën ‘Koco Racin’, drejtimi teknik i hotelieri dhe kamerier në ‘Llazar Tanev’, drejtimet elektro-teknik për kompjuter, elektro-teknik i energjetikës dhe drejtimi elektro mekanik në ‘Mihajllo Pupin’. Deri tani nuk janë plotësuar edhe 3  paralelet në Manastir, 1 gjimnaz, 1 mjekësi dhe 1 drejtimi teknik.

Lajme të ngjashme

Back to top button