Kosovare Asllani në garë për futbollisten më të bukur në botë – votoni për të

Në Kampionatin Botëror të futbollit për femra i cili është duke u zhvilluar në Kanada, përveç garës për cilësitë futbollistike, po garohet edhe për hiret trupore dhe bukurinë e lojtareve.

Medie të shumta botërore bëjnë sondazhe duke përzgjedhur futbollisten më të bukur në botë.

Edhe gazeta zvicerane “Blick am abend” ka hapur një sondazh duke radhitur 11 femrat më të bukura që marrin pjesë në kampionatin futbollistik të këtij viti.

Në mesin e femrave nga përfaqësuese të ndryshme të botës është edhe mitrovicasja Kosovare Asllani e cila mbron ngjyrat e përfaqësueses suedeze.

Sipas votave të këtij sondazhi, Kosovarja aktualisht është në vendin e shtatë me mbi 5 %, ndërkohë e pa konkurrencë duket të jetë futbollistja amerikane Alex Morgan e cila kryeson me afro 30 % të votave, transmeton albinfo.

26 vjeçarja Asllani që luan edhe për ekipin e Paris Saint Germain në Francë, ka lindur në Kristianstad të Suedisë, ndërsa prindërit e saj janë nga Mitrovica.

Votimin për Kosovaren mund të bëni në linkun në vijim:

http://www.blickamabend.ch/sport/jetzt-abstimmen-wer-ist-die-schoenste-wm-spielerin-id3888147.html

Lajme të ngjashme

Back to top button