Tetori të shpallet si muaj i jo-dhunës në Maqedoni

Organizatat joqeveritare Arti i  jetesës Maqedoni, Shoqata për zhvillim të vlerave të Kombeve të Bashkuara SUNA – Shkup dhe Art Life – Shkup u bëjnë thirrje të rriturve dhe gazetarëve që ta shpallin tetorin për muaj të mospërdorimit të dhunës në Republikën e Maqedonisë dhe për muaj  të shikimit dhe prezantimit të përmbajtjeve sa më pak negative në media.

“Në Maqedoni dhe në botë në përgjithësi vërehet mungesa e sistemit pozitiv vlerësues. Prindërit gjithnjë e më shpesh, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë shtëpisë në kërkim të ekzistencës. Të tjerët luftojnë që ta ruajnë vendin e tyre të punës ose të gjejnë vend më të mirë. Rregullat e lojës zakonisht nuk janë të ndershme”, qëndron mes të tjerash në thirrjen e organizatave joqeveritare.

Ata vlerësojnë se sot fëmijët rriten në persona të rinj të zemëruar pa integritet të ndërtuar, pa njohuri për sistem moral vlerësues që rezulton me rritje të hendekur mes tyre dhe prindërve, në dhunë në familje dhe shoqëri./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button