“Është koha Amerika të merr punën në duart e saj për Maqedoninë”

Nevojitet një aktivitet më i fortë diplomatik, kyçje më të drejtpërdrejtë nga ndërkombëtarët për krizën politike të Maqedonisë, sidomos nga SHBA-të sepse vetëm kështu mund të pritet ndonjë vendim më deciziv për procesi që po zgjat tanimë me muaj.

Deri tani, sipas ish ambasadorit Nano Ruzhin, BE-ja me krizën në Maqedoni ka menaxhuar shumë ngadalë, me një klauzulë elovutive dhe me pritje të gjata deri në përafrimin e mendimeve të palëve.

“BE  veçmë ka traditë  në Ballkan me gjithë ndonjë mungesë efektiviteti,  kështu që ka një monopol të caktuar, megjithatë nëse evropjanët ngecin në efikasitet, atëherë  SHBA-të mund të kyqen me atë që mund të paramendojnmë ne,  të jenë më të vendosur, të imponojnë një vendim me kompromis,  praktikisht të përzihen drejtpërdrejtë në krizën e Maqedonisë edhe pse kjo s’është e këndshme për një shtet i cili pretendon të kyçet në BE dhe NATO”, tha për RTVM, Nano Ruzhin, ish diplomat.

Sipas eksperiencave të deritanishme, kemi dallim të madh kur BE dhe SHBA menaxhojnë një krizë, për shkak se SHBA-të gjithnjë kanë një qasje më direkte, më të qartë dhe më të  drejtpërdrejtë ndërsa nga BE vendimi është më i ngadalshëm, shton ai.

Kjo për shkak se brenda BE-se kemi një përbërje shtetesh me zëra të ndryshëm, thekson ish diplomati, Ruzhin, sipas të cilit një kombinim mes BE-së dhe SHBA-ve, permes një monitoringu më afatgjatë, do të ishte mënyra e dyhur për të zgjidhur sa më shpejt krizën politike në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button