Parlamentarët Francezë i bëjnë thirrje Hollande për mbështetjen e Greqisë

Parlamentarët francezë i bëjnë thirrje Presidentit të Francës, François Hollande për të mos lënë vetëm Greqinë raporton Anadolu Agency (AA).

Në një letër të publikuar në faqen e internetit të Partisë Komuniste Franceze (PCF) e cila ka edhe firmat e parlamentarëve thuhen këto shprehje: “Franca, duke patur parasysh situatën aktuale ekonomike në Greqi, nuk mund të qëndrojë në pozicionin si rikujtues i zbutjes së rregullave. Presim nga ju një iniciativë për zhbllokimin e negociatave me Greqisë dhe Eurozonës”.

Në letër theksohet se një qëndrim i cili ul dhe vetmon Greqinë do të bëjë hipotekimin e së ardhmes së Europës. Në letër gjithashtu është përmendur se duhet ti jepet fund “shantazhit financiar” të ndërmarrë ndaj Greqisë me kërkesa të reformave.

Në letrën e paraqitur ndaj Hollande gjenden edhe firmat e deputetëve të Partisë Socialiste në pushtet Pouria Amirshahi, Fanelie Carrey-Conte dhe Barbara Romagnan.

Ndërsa në një fjalim që Hollande mbajti në Samitin Visegrad të mbajtur në Bratislavë të Sllovakisë kishte pohuar se duhet të ofrohet çdo përpjekje që të ketë një rezultat në Samitin e BE-së i cili do të mblidhet në lidhje me planin e shlyerjes së borxhit të Greqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button