Albatrit Muqiqi me plot risi

Gjersa po shijon ditët e para si i fejuar,këngëtari Albatrit Muqiqi po punon rreth projekteve të reja muzikore.

Albatriti ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një projekt të ri,për të cilin është duke punuar dhe do ta sjellë të realizuar me videoklip,transmeton lajmi.net

Por kjo nuk është e tëra për këtë verë,këngëtari zbuloi se pas projektit solo do të vijë me një bashkëpunim,por duke mos zbuluar se me cilin këngëtar a po këngëtare do të jetë bashkëpunimi.

Gjersa premtoi shumë risi në muzikë,ai tha se risi do të ketë edhe në jetën private.Shumë shpejt mund ta shohim në altar.

Lajme të ngjashme

Back to top button